Edi Rama nuk përjashton asnjë skenar për muajin tetor kur Këshilli Evropian do të marrë vendim për negociatat me Shqipërinë. “Gjithçka mund të ndodhë në tetor, unë nuk përjashtoj asgjë”, tha Rama.
Sipas kryeministrit, vendimi i tetorit nuk lidhet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por është vendim politik që lidhet me të ardhmen e Bashkimit Evropian. “Kjo është e vërteta dhe këtë nuk e luan topi”, tha Rama.
Kreu i Qeverisë dha një përgjigje edhe mbi disa raportime të mediave greke se Athina do të vendos kusht ndaj Shqipërisë për negociatat, respektimin e të drejtave të minoritetit.
“Minoriteti grek është i parë si pjesë integrale e padyshimtë e bashkëjetesës tonë, edhe si pasuri, si urë lidhëse. Asnjëherë nuk ka patur tendecë negative ndaj minoritetit grek”, tha Rama.
Sa i përket Qeverisë së re në Greqi, Rama tha: “Duam të kemi të vazhdim të dialogut për çështjet, miqësi, mirëkuptim, respekt sepse marrëdhëniet tona fqinjësore nuk mund të varen nga orgjina politike e një Qeverie.”
Përpjekje nga të huajt për negociata me Bashën? Përgjigjet Rama
Rama nuk tërhiqet për Teatrin Kombëtar: Nuk rikonstruktohet. Shumica është e qartë
Top Channel