Në konferencë përballë gazetarëve, kryeministri Edi Rama u pyet nëse partnerët ndërkombëtar janë duke bërë përpjekje për fillimin e dialogut midis tij dhe kryeopozitarit Lulzim Basha. Përgjigjja e kryeministrit ishte e shkurtër: “Jo”.

Gjithsesi, Rama u shpreh i gatshëm për t’u ulur në dialog me opozitën pa vendosur asnjë kusht.

“Ne jemi gati, unë jam gati, nuk kam asnjë paragjykim, asnjë kusht nëse duan të diskutojnë për të ardhmen, e ardhmja vjen më shpejtë se çfarë duket. Nëse ata vazhdojnë kështu edhe disa muaj, 2021 e kanë paketuar përsëri me duart e tyre”, tha ai.

Kryeministri tha se e kishte “humbur edhe atë pak gjumë që bënte” sepse tani ka marrë përsipër “barrën për të drejtuar 61 bashkitë”.

  Rama nuk tërhiqet për Teatrin Kombëtar: Nuk rikonstruktohet. Shumica është e qartë

Top Channel