Kufiri mes SHBA dhe Meksikës është shndërruar në një park lojërash për familjet amerikano veriore dhe meksikane, dhe kjo është edhe një formë proteste kundër ndarjes.

“Është vërtetë e trishtueshme që kjo lloj barriere na ndan sepse ka meksikanë në atë anë të kufirit ashtu si edhe amerikanë në këtë anë. Është e trishtueshme të mendosh se çfarë duhet të bëjmë për të parë njëri-tjetrin”, tha Ailiana Vitela.

Për vetë njerëzit, nga të dyja anët e kufirit, kjo është diçka shumë e këndshme sepse mund të lojërat me njerëzit në anën tjetër, qoftë edhe për pak.

Ideja ka qenë e dy profesorëve kalifornianë, që edhe i projektuan lojërat që lidhin të dyja anët e kufirit, me qëllim që të lejojnë fëmijët nga të dyja anët të luajnë së bashku. Vetë ata, thonë se ideja është e hershme dhe se janë shumë të kënaqur që ajo tani është jetësuar. Edhe pse njerëzit janë të ndarë, ata mund të ndërveprojnë së bashku.

Top Channel