Nga PAOLO COELHO
Paolo Koelho është një nga 5 shkrimtarët më të lexuar botërisht të viteve të fundit. Librat e tij janë përkthyer ne 57 gjuhë, në mbi 150 shtete. Koelho gjithashtu është nderuar me shumë cmime ndërkombëtare, midis tyre dallojnë Crystal Aëard, si edhe Kavalier i Urdhërit të Legjeonit të Nderit që ju dha nga shteti francez. Celësi i veprës së tij është kërkimi brendësor dhe zbulimi i vetvetes sonë. I njohur për lexuesin shqiptar me “Alkimistin’’ “Mali i pestë”, “Veronika vendos të vdesë”, “11 Minuta”, “Zahir”, etj, ai vjen kësaj radhe prej Shtëpisë Botuese TOENA me romanin “Hipi”. Për të folur për këtë roman kemi të ftuar sot znj. Irena Toci botuesen e tij në shqip. Paulo Coelho është vlerësuar si një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë botërore.
Midis 115 çmimeve të rëndësishme që ka marrë autori, mund të përmendim titullin prestigjioz “Kalorësi i Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit”, i dhënë nga qeveria franceze, si dhe “Medalja e Artë e Galicisë”. Nga tetori 2002, Paulo Coelho është anëtar i Akademisë Braziliane të Letrave. Atij iu dha titulli “Lajmëtar i Paqes” nga OKB-ja, më 2007.
Ndër librat më të suksesshëm të tij, të cilët janë sjellë në qarkullim nga Botimet Toena, përmendim: “Alkimisti”, “Mali i pestë”, “Veronika vendos të vdesë”, “Djalli dhe zonjusha Prym”, “Njëmbëdhjetë minuta”, “Manuali i luftëtarit të dritës”, “Pelegrini i Kompostelës”, “Zahiri”, “Shtriga e Portobellos”, “Buzë lumit Piedra u ula dhe qava”, “Fitimtari është i vetëm”, “Brida”, “Alef”, si dhe librin e tij të fundit “Shkelja e kurorës” (Adultério), i cili është futur në listat e librave më të shitur në mbarë botën. Deri tani, të drejtat për përkthim të këtij romani janë shitur në 45 gjuhë.
Coelho është një shkrimtar ekzistencialist. Ai lufton brenda vetes për të dhënë kuptim ekzistencës së vet… në qendër të librit janë dy personazhet që ngjajnë si dy pika uji me karakterin e vet autorit. Duke iu referuar përvojës së tij të pasur jetësore, Paulo Coelho na kthen pas në vite për të përjetuar sërish ëndrrën e një brezi që kërkonte paqe dhe guxonte të sfidonte rendin shoqëror të kohës. Nëse dëshiron të njohësh vetveten, fillo të eksplorosh botën përreth teje.
Karla është një vajzë holandeze që ëndërron të shkojë në Nepal dhe pret të takojë shokun e duhur për të ndërmarrë udhëtimin. Pauloja është një brazilian i ri që dëshiron të bëhet shkrimtar: ka flokë të gjatë dhe udhëton nëpër botë për të kërkuar lirinë dhe kuptimin më të thellë të ekzistencës. Rrugët e tyre puqen në Amsterdam dhe, së bashku, vendosin të nisen për në Azi, përgjatë një itinerari të njohur hipi. Gjatë udhëtimit nga Europa për në Katmandu me Autobusin Magjik, Karla dhe Pauloja përjetojnë një histori të jashtëzakonshme dashurie, krahas aventurave, historive të bashkudhëtarëve dhe takimeve të rastësishme. Bashkë me shokët e udhëtimit, përjetojnë situata revolucionare dhe pasurohen me vlera të reja jetësore, që do t’i ndryshojnë përgjithmonë.
“E kishte të qartë se ngjarjet duheshin përballuar pa frikë, si ndodhi të pashmangshme të jetës: nuk i kemi në dorë gjërat që na ndodhin, por mund ta zgjedhim vetë si të reagojmë.”
“Njerëzit dëgjojnë vetëm ato që duan. Prandaj, mos u mundo kurrë të bindësh dikë: thjesht ndiq fatin tënd, pa kurrfarë frike. Kur të rastis të ndiesh tehun e mprehtë të frikës, ktheje shikimin brenda zemrës sate: atje do ta gjesh guximin që kërkon.”
“Vrasësi më i pështirë është ai që vret harenë e jetës.”
Skeda e librit
Fletët 320
Titulli origjinal Hippi
V. Bot 2019
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Grupmosha mbi 14 vjeç
Statusi I ri
Numri i botimeve I parë
Përkthyesi Erion Gjatolli
Top Channel