Pushime on Top/ Aurela Gace, tregon për mëmësinë dhe bashkëshortin

29/07/2019 19:30

Këngëtarja Aurela Gaçe e ftuar në emisionin “ Pushime On Top” me Ori Nebijajn rrëfeu gjatë për “sekretet” e jetës si bashkëshorte dhe si nënë.

“Faleminderit zotit që e ka sjellë Skerdin në jetën time sepse çdo gjë në atë moment ka ndryshuar për mirë. Më ka ndihmuar dhe shtyrë për mirë në karrierën time. Nga ana njerëzore u bëra nënë falë dashurisë që ndjeva për atë njeri”.- u shpreh Aurela.

E pyetur se kush i merr vendimet, Aurela tha se në pjesën skenike Skerdi (bashkëshorti) nuk i ndërhyn në asgjë. “Unë sigurisht e pyes dhe ia kam lënë në dorë çdo gjë jashtë skenë. Në skenë ai e di që e dua skenën dhe nuk ndërhyn, kur e teproj ai ma thotë, paçka une e kam inat kur ma thotë. Më vjen mirë sepse ai është njeriu i parë që dua të ma thotë kur gaboj apo rrëshkas. Kurse ne anën e menaxhimit sesi unë paraqitem përpara publikut, ia kam besuar që 8 vjet përpara kur akoma askush nuk besonte në atë çfarë ai thoshte dhe në atë që ne donim të bënim.”-tha Aurela.

Një detaj që shumë pak e dinë. Aurela është një person që preket shpejt sa mund të qajë edhe një film.

“Prekem shumë kollaj nga ç’mendojnë njerëzit. I them vetes mos e çaj kokën, por ka disa gjëra shumë të vogla që më prekin, Mund të qaj dhe me një film.”-tha Aurela

Sa i takon performcave të saj live, Aurela u përgjigj: “Ne vijmë në koncert jo me një usb, mbrëmë kanë ardhur 3 kamionë me materiale teknike, saundi dhe fonie dhe staf teknik. Nuk pranoj ndryshe, nuk ka rrugë të dytë, nuk pranoj me usb sepse nuk pranoj të marr para qyl. Të dal para publikut me usb dhe të tallesh, për mua është qyl, sepse nuk lodhesh, kur publiku ka harxhuar kohën dhe lekët për respektin që të të shikojë.”-u shpreh Aurela.

Pika e saj e dobët duket se janë vajzat. Përkushtohet shumë ndaj tyre ndërkohë që nuk lë pa “akuzuar” bashkëshortin se ai është gogoli në shtëpi.

“Jam shumë e butë dhe ndonjëherë Skerdi me flet sepse thotë që bëhet ai gogoli. Në familje ështe ai gogoli. Vajzat e mija do i projektojnë vetë ëndrrat e tyre, siç unë kam bërë me ëndrrat e mia dhe Skerdi me të vetat. Unë kam për detyrë t’i rris, t’i jap dashuri, t’i tregoj çfarë është e mirë e çfarë e keqe.Vajza ime e madhe që tani ndjen peshën e emrit tim, sepse njerëzit i kërkojnë asaj që të jetë si unë. Njëherë më tha dicka që më preku:“Njerëzit presin që unë të këndoj si ty.” E tha me zhgënjim. Është shumë e gabuar. Unë u preka shumë.”-u shpreh ajo.

E pyetur nëse bën pushime Aurela duket se do ta ruajë privatësinë. Për këtë ajo tha se nuk i poston në rrjete sociale vendet ku ajo pushon pasi i duken jo interesante.

“Bëjmë, 2 herë në vit, por nuk i nxjerr shpesh në rrjetet sociale dhe nuk tregoj se ku jam asnjëherë. Nuk më duket interesante.Ama më duket interesante të postoj kur shkoj në palestër. Jap tjetër mesazh për vajzat dhe nënat që më ndjekin. Më shkruajnë që i jap forcë. Nuk jam njeri i jashtëzakonshëm, por ai është qëllim që i vë vetes. Mua smë pëlqen të varem dhe jam shumë rehat me format e mia.”- përfundoi Aurela.

Top Channel