LIVE/ Trump: Arritëm marrëveshje 15-pikëshe me Iranin, nuk ka më armë bërthamore. Sulmet kundër objekteve energjetike ndalen për pesë ditë. Teherani mohon Çfarë bën në jetë? “YouTuber” përgjigjet Boram, gjashtë vjeç, nga Seuli, që në fillim të 2019 ka blerë një gradacelë me vlerë 8 milionë dollarë në lagjen ekskluzive të Gangnamit, në kryeqytetin koreano-jugor.
Vogëlushja, në dy kanalet e saj në Youtube, ka më shumë se 31 milionë ndjekës dhe për të menaxhuar suksesin e saj të jashtëzakonshëm online, nga prindërit e saj, është ngarkuar një shoqëri, kompania e familjes Boram, përmes së cilës është blerë edhe gradacela.
Sipas CNN, Boram ka dy kanale në YouTube; një të hapur në 2016 me 13.6 milionë të regjistruar, në të cilin i dedikohet lojërave, dhe një tjetër me 17.6 milionë persona të regjistruar, në të cilin ndan video blogje për fansat e saj të vegjël. Në një nga videot e saj më popullore, me mbi 376 milionë shikime, boram bën makarona me një kuzhinë lodër dhe më pas i ha me entuziazëm.
Në këtë mënyrë, në moshën vetëm 6 vjeçare, ajo mund t’i lejojë vetes investime në prona të paluajtshme që edhe gurutë e hapësirës kibernetike mund t’i shohin vetëm në ëndrra. Dhe të mendosh, që mes më të vegjëlve, nuk është as youtube-rja më e pasur/
Sipas Forbes në fakt, në krye të klasifikimit është amerikani Ryan Kaji, që në moshën shtatë vjeçare, dhe me 20.8 milionë persona të regjistruar në kanalin e tij, në 2018, kishte fituar rreth 22 milionë dollarë ose 19.7 milionë euro.
Top Channel