Los Angeles është pushtuar nga karkalecat dhe situata duket nuk ka për t’u zgjidhur brenda ditës. Insektet që kanë trembur vendas e turistë, kanë vërshuar masivisht nëpër qytet gjatë migrimit të tyre drejt veriut.

Sipas eksperteve, gjendja mund të vazhdoje të paraqitet e tillë për javë të tera.

Tufat e karkalecave kanë qenë aq të mëdha në disa raste, sa autoritetet janë detyruar të paralajmërojnë drejtuesit e automjeteve për ulje te shikueshmërisë në rrugë.

Specialistët mendojnë se popullata e karkalecave mund të ketë marrë hov nga pranvera e lagësht, me një nivel më të lartë reshjesh shiu se zakonisht.

Ndonëse të padëmshme për njerëzit, këto insekte mund të bëhen mjaft shqetësuese; karkalecat do te vazhdojnë të qëndrojnë edhe per ca kohë në qytetin e mëkatit, përpara se të vazhdojnë rrugëtimin në veri, ndërsa vrulli i tyre është i vështirë për t’u kontrolluar.

“Ata hidhen e fluturojnë, ndaj barrierat që në vendosim për insekte të tjerë si buburrecat për shembull, në këtë rast nuk bëjnë punë. Janë gjithandej, por duket më shumë i tërheqin llapat neon”.

Vendasit kujtojnë një mësymje të ngjashme nga karkalecat përpara 6 apo shtatë vjetësh, e cila megjithatë sic thonë, nuk ishte e këtyre përmasave.

Top Channel