Foto ilustruese

Tre vajza janë plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Korçë-Kapshticë,

Mjeti me të cilin ato po udhëtonin ka dalë nga rruga pasi drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin.

Ndërkohë janë plagosur dhe dy vajzat e tjera që ishin pasagjere.

Të plagosurat janë transportuar ne spitalin e Korçës dhe ende nuk ka informacion për gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit,shkak për të cilin dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara.

Informacione paraprake:

• Në aksin rrugor Korçë-Devoll, pranë fshatit Bitinckë, ka dalë nga rruga mjeti tip “Citroen” me drejtuese shtetasen I.R, banuese në Korçë. Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy pasagjere në mjet shtetaset D.H dhe R.H, të cilat ndodhen për mjekim në Spitalin e Bilishtit, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel