“Përmbytjet shkatërruese kanë vrarë më shumë se 200 kafshë të egra – duke përfshirë 17 rinoqerontë në një nga parqet kombëtare më të njohura indiane”, thanë zyrtarët të mërkurën.
Dyzet për qind e Parkut Kombëtar Kaziranga në Assam është nën pushtetin e ujit prej 10 ditësh nga shirat e rrëmbyeshëm, duke vrarë të paktën më shumë se 71 njerëz në shtetin verilindor.
Vendi i trashëgimisë së listuar në UNESCO është shtëpia e popullatës më të madhe të rinoqerontëve me një bri dhe tërheq mijëra turistë nga e gjithë bota çdo vit.
Por zona është goditur nga përmbytjet dhe ndërsa ujërat fillojnë të pakësohen, punëtorët druajnë se numri i kafshëve do të rritet.
Drejtori i parkut, P. Sivakumar, tha për AFP se 205 kafshë, duke përfshirë 17 rinoqerontë, një elefant, 141 drerë, 2 buaj, 18 derra të egër dhe tre qelbës janë gjetur të ngordhur. Ai gjithashtu tha se 17 drerë janë goditur nga shpejtësia e makinave, gjatë përpjekjes për të kaluar një autostradë në Kaziranga.
Top Channel