Njё seri kёrcёnimesh me bomba kundёr xhamive i ka bёrё tё pasigurtё myslimanёt nё Gjermani. Pёrfaqёsuesit e shoqatave Islame u janё drejtuar tani autoriteteve.

Ata thonё, se nuk ndihen tё mbrojtur sa duhet nga shteti. Problemet me te mëdha, sipas DW, janë vënë re në Mynih e Keln, megjithatë së fundi janë kërcënuar dhe xhamitë në Duisburg, Mannheim dhe Mainc.

Juristja 49 vjeçare Nurhat Soykanё, ёshtё zёdhёnёse e kKёshillit Koordinues tё Myslimanёve (KRM) nё Gjermani, i konsideron paralajmërimet e përsëritura si një arsye të mjaftueshme për ti drejtuar autoriteteve gjermane një apel urgjent.
“Myslimanёt janё thellёsisht tё pasigurtё. Shteti ka detyrimin tё marrё masa pёr forcimin e besimit”, deklaroi ajo.

Se sa tё pёrhapura janё paragjykimet nё shoqёrinë gjermane kundrejt myslimanёve e tregon edhe studimi i Fondacionit Friedrich Ebert (FES).

Përmes një serie studimesh të realizuara që nga viti 2006, ky institut një herë nё dy vjet hulumton pozicionimet ekstremiste tё djathta nё Gjermani. Studiuesit krahasojnё edhe paragjykimet kundrejt grupeve tё ndryshme tё popullsisё.

Rezultati ёshtё, se njё nё pesё vetё tё pyetur ёshtё shprehur me nёnvleftёsim ndaj myslimaneve. Nё sfondin e pasigurisё sё krijuar, disa komunitete prej vitesh kanë nisur tё organizojnё seminare pёr vetёmbrojtje.

Top Channel