Një tragjedi e re ka rënë mbi ‘Fast&Furious’, pas vdekjes së protagonistit Paul Walker, në 2013, për shkak të një aksidenti rrugor. Në setin ku po bëhen xhirimet e episodit të nëntë të filmit, kundërfigura i Vin Diesel, ka rënë me kokë nga një lartësi prej më shumë se nëntë metrash. 

Dublanti është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë dhe mjekët thonë se është në koma.  Sipas “The Sun”, vetë Vin Diesel, që ka qenë i pranishëm në momentin e incidentit, ka shpërthyer në lot dhe është në gjendje shoku.  Xhirimet janë ndërprerë menjëherë.

Sidoqoftë, mjekët thonë se gjendja e dublantit është stabël dhe po mbahet nën monitorim, ndërsa shpresojnë për më të mirën. Në 2013, protagonisti i filmit, Paul Walker, humbi jetën në një aksident rrugor në Los Angeles, ndërsa një mik i tij drejtonte makinën me shpejtësi të madhe, që më pas u përplas me një pemë dhe mori flakë.

40-vjeçari Walker, kishte korrur jo pak sukses duke interpretuar rolin e Brian o Conor, agjentit të infiltruar në botën e garave me makina, duke marrë pjesë në pesë filma të serisë përkrah Vin Diesel dhe Michele Rodriguez. E të dy këto incidente, i kanë vënë Fast&Furious epitetin, set i mallkuar.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel