Donald Trump optimist për marrëveshjen me Teheranin, paralajmëron rifillim të sulmeve nëse dështon diplomacia Karakasi dhe pjesë të tjera të Venezuelës janë zhytur në terr të hënën ndërsa qeveria fajësoi për ngjarjen një sulm elektromanjetik. Dritat u fikën në pjesën më të madhe të qytetit, ndërsa njerëzit në pjesë të tjera të vendit denoncuan në mediet sociale mungesën e tyre të energjisë.
“Të dhënat e para sipas një hetimi, të çojnë të mendosh për ekzistencën e një sulmi elektromagnetik që kishte si qëllim të prekte sistemet hidroelektrike të Guajanës –, tha Ministri i Komunikimit Jorge Rodrigez në një deklaratë për shtyp.
Guajana në Venezuelën jugore, është vendi ku ndodhet stacioni energjetik hidroelektrik i gurit që prodhon 80 për qind të energjisë të vendit.
Deklarata e lexuar nga Rodrigez, pranonte se ndërprerja e energjisë ishte një ngjarje në shkallë vendi. Kryeqyteti u përfshi nga kaosi pasi bllekauti bëri që të fikeshin semaforët ndërsa metroja po ashtu u ndal. Dyqanet u mbyllën ndërsa mungesa e energjisë pengoi përdorimin e kartave të kreditit dhe debitit që janë të domosdoshme për shkak të mungesës së parave kesh në Venezuelën e gjunjëzuar nga inflacioni.
Top Channel