Wake Up/ Gipsy Balkan Orchestre “e djeg” në Tiranë, në Hemingway Jazz Fest

22/07/2019 13:28

Hemingway Jazz Fest është shndërruar në festën më të madhe të muzikës Jazz në Shqipëri.

Ky është viti i 7-të në radhë që celebrohet ditëlindja e shkrimtarit amerikan, Ernest Hemingway në Shqipëri, mes miqve të muzikës, librave dhe kodit të veshjes.

Përmes muzikës, të ftuarit e veçantë të klubit të fansave të Ernest Hemingway kanë filluar festën për ditëlindjen e 120-të të shkrimtarit që mbrëmjen e djeshme, festë e cila do të vijojë dhe sonte.

Përgjatë këtyre dy netëve do të preken edhe temat më të nxehta me të cilat njerëzimi ndeshet çdo ditë: racizimi, emigrimi dhe paqja.

Top Channel