Ministrja gjermane e shkencave, Anja Karliczek shpalli universitete ekselente dhjetë shkolla të larta dhe ligën e tre universiteteve të Berlinit.

Perveç nderimeve, fituesit e titullit do të marrin tani dhe shumë para, thote DW. Në dispozicion të tyre do të vihen 148 milionë euro në vit, nga të cilat tre të katërtat i jep federata.

Në mesin e universiteteve ekselente është dhe e ashtu quajtura “Liga e Berlinit”, si dhe Universiteti Teknik në Drezden, Universiteti i Hamburgut,dhe ai Teknik në Mynih.

“Ne presim që tre vitet e ardhshme të kemi rezultate të shkëlqyera në fushën kërkimore,” deklaroi ministrja.

Vendimi për fituesit u mor në unanimitet të plotë. Në komisionin për zgjedhjen e universtiteteve ekselente marrin pjesë përveç Karliczek, edhe ministrat e landeve dhe ekspertë ndërkombëtarë.

17 universitete dhe dy liga shkollash të larta aplikuan tek Këshilli i Shkencës për të marrë titullin.
Ndryshe nga sa ndodhte deri tani, përkrahja financiare për universitetet që morën titullin do të zgjasë shtatë vjet.

Top Channel