Vilma Masha: Si është të jetosh në 2019-n në të njëjtën shtëpi me vjehrrën!

21/07/2019 17:50

Qëkur moderatorja e “SuperSport” Vilma Masha kurorëzoi vitin e kaluar lidhjen e saj të dashurisë me Dorin, gjithçka mbaroi me aq për mediat. Ajo nuk përmendi më kurrë asnjë detaj të raportit me burrin e saj me argumentin se donte ta linte jashtë sferës mediatike në funksion të dëshirës së tij për të mos u përfshirë.

Mirëpo Masha në “E Diell” kujtoi se do “shpëtonte” nga gracka e pyetjeve mbi jetën personale, por këtë herë qëllimi ishte tjetërkund, tek vjehrra.

“Të jetosh me vjehrrën në 2019-n në të njëjtën shtëpi, është krejt ok” pohoi Vilma “Ajo më trajton si vajzën e shtëpisë dhe kam marrëdhënie shumë të mira me të” përfundoi ajo.

Shakohoxha, si pjesë e panelit për 15 vjetorin e “Digitalb” shtoi më tej në formën e batutës:

“Aq të mira i ka marrëdhëniet Vilma me vjehrrën, sa kur ha drekë të puna dhe shkon në shtëpi, i vjen aq turp dhe ka aq frikë sa thotë nuk kam ngrënë dhe ha sërish”.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA