Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur para pak minutash në Tiranë. Protestuesit e Unazës së Madhe kanë goditur me mjete të forta ambulancën e cila ishte nisur për një mision.

Ambulanca ishte nisur për të kryer një mision drejt Pezë Helmës kur u godit nga protestuesit.

Si pasojë e goditjes janë thyer xhamat e saj. Për ngjarjen do të bëhet denoncim në polici.

Top Channel