Era Rusi ishte një nga të ftuarat e puntatës finale të “E Diell”. Në intervistën e saj ku duhet nënvizuar fakti se është shfaqur më energjike se kurrë, këngëtarja tregoi një moment nga marrëdhënia e saj me babin kur ishte në fakultet në lidhje me një djalë.

“Babi im është njeri shumë liberal, i di të gjitha dhe bën sikur s`i di gjërat sepse pret momentin t`ia thuash vetë” nis rrëfimin e saj Era.

“Babi, priti sa priti dhe e pa që unë s`po flisja për të dashurin tim dhe më pyeti nëse kisha ndërmend të fejohesha” pohon ajo.

“Në atë moment kalon mami dhe thotë: ka provime goca, mos e pyet” vazhdon rrëfimin Rusi duke e shoqëruar me nota humori.

“Në fillim i thashë babit që e doja, pas dy javësh i thashë që s`isha e bindur, në fund fare i thashë e ndava sepse nuk e doja më” përfundon së treguari Rusi duke shtuar se këtë verë do t`i përkushtohet vetëm dasmave dhe karrierës.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA