Elona Duro: Pse s`u bëra imazh i Digitalb si Ilda dhe Jonida! Çfarë nuk duroj tek Eno Popi

21/07/2019 18:20

Jonida Vokshi dhe Ilda Bejleri secila në periudha të ndryshme kanë qënë imazhet zyrtare të platformës mediatike më të madhe në vend, “Digitalb”.

Si një nga mikeshat e tyre më të ngushta, Elona Duro njëkohësisht dhe një nga punonjëset e para te kësaj kompanie që në themelimin e saj, nuk provoi të ishte qoftë për një ditë imazh si Ilda dhe Jonida.

A i vjen inat Elonës që s`u bë imazh si dy mikeshat dhe koleget e saj, ishte pyetja që vuri me shpatulla pas murit moderatoren e #TAG.

“Unë kur kam hyrë në këtë punë doja shumë të bëhesha gazetare” u përgjigj Elona duke qeshur.

“Unë i kisha idetë e qarta, doja të punoja në radio, të haja pica, ndaj s`kisha nevojë të bëhesha imazh, zërë sikur u bëra” përmbyll deklaratën ajo në formën me sportive të mundshme.

Duke qenë se Duro nuk është shkëputur për asnjë moment nga mikrofoni i Top Albania Radios ku një pjesë shumë të madhe të programeve ajo i ka realizuar me Eno Popin, interesi për të ditur një anë negative të tijën mbetet në doza të larta.

“Ajo që nuk duroj dot tek Eno kur jemi në radio është që vjen pasi ka filluar emisioni” rrëfen Duro. “Ai justifikohet gjithmonë që ose shkon në palestër ose që i vonohet ashensori” tregon me humor Elona duke nënkuptuar marrëdhënien shumë miqësore që ka me Eno Popin.

Top Channel