Tragjike në Greqi/ Flakët u marrin jetën tre zjarrfikësve, njëri prej tyre ndërroi jetë nga ataku kardiak si pasojë e lodhjes gjatë luftës me zjarret 29/07 20:24
Presidenti Donald Trump tha të premten se do të bisedonte me autoritetet britanike pas njoftimit të Iranit se Roja Revolucionare kishte konfiskuar një anije me naftë me flamur britanik në Gjirin Persik. Zoti Trump i bëri komentet për gazetarët në ambjentet e jashtme të Shtëpisë së Bardhë.
Roja Revolucionare njoftoi se autoritetet e marinës iraniane e kishin konfiskuar anijen cisternë “pasi nuk kishte zbatuar rregullat ndërkombëtare të lundrimit”.
Incidenti rrezikon ta ndezë edhe më tej tensionin mes Teheranit dhe Perëndimit.
Më 4 korrik, forcat detare britanike konfiskuan një anije iraniane në Gjibraltar nën dyshimet për kontrabandë nafte drejt Sirisë si dhe shkelje të sanksioneve të Bashkimit Evropian.
Top Channel