Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar 28/11 19:13
Kafshët në Parkun Kombëtar të Kazirangas po vuajnë nga përmbytjet shkatërruese në Assam të Indisë. Vuajtjet janë aq të shumta, sa disa kafshë kanë mundur që tu afrohen zonave të banuara.
Madje një tigër është gjetur në shtratin e një banese pranë autostradës kombëtare. Pronarët janë tmerruar teksa kanë parë kafshën e egër dhe të rrezikshme të relaksohej i qetë mbi krevat dhe njoftuan autoritetet.
Në një postim në rrjetet sociale, ‘Wildlife Trust India’ ka informuar se veterineri Dr Samshul Ali është angazhuar për të qetësuar tigrin dhe më pas ta rikthejnë në Parkun Kombëtar të Kazirangas
Top Channel