Të dëgjosh këngën më relaksuese në botë para një operacioni, mund të ketë të njëjtat efekte me qetësimin e nervave të pacientëve me mjekim. Kërkuesit amerikanë kanë dalë në këtë përfundim dhe sipas tyre, kënga e shkruar për të reduktuar ankthin, presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës, vepron si qetësues dhe këtë e kanë provuar 157 njerëz të përfshirë në një studim.

Por, pacientët thanë se do të kishin preferuar të zgjidhnin vetë muzikën. Tani, kërkuesit e universitetit të Pensilvanisë, duan të shikojnë nëse tipi i muzikës dhe mënyra se si luhet ajo tek pacientët, bën diferencën tek rezultatet. Pacientët e përfshirë në studim, morën ilaçin midazolam ose dëgjuan këngën Weightless nga grupi britanik Marconi Union për tre minuta, ndërsa bënin anestezi lokale në një pjesë të trupit. Ankthi tek pacientët, u reduktua në të njëjtën masë, në të dyja grupet.

Ankthi para një operacioni mund të prekë rimëkëmbjen për shkak të hormoneve të stresit të prodhuara në trup. Por, ilaçet që reduktojnë ankthin mund të kenë efekte anësore dhe kërkojnë monitorim konstant nga mjekët. Muzika mjekësore, në të kundërt, është e padëmshme dhe jo e kushtueshme.

Muzika mund të shërojë, stimulojë dhe lehtësojë mendjen dhe trupin në shumë mënyra, por, sidoqoftë, shkencëtarët, ende nuk e kuptojnë saktë se si funksionon e gjithë kjo.

im.

Top Channel