Zakonisht, filtrat përdoren për tu dukur më bukur dhe më tërheqës. Por, FaceApp, që plak imazhin, është përhapur shumë në mediat sociale dhe vipat nuk i kanë rezistuar dot joshjes.

Dhe janë të shumtë ata që janë argëtuar duke postuar imazhet e tyre, të moshuar. Në raste të tjera janë edhe ndjekësit ata që imagjinojnë benjaminët e tyre pas 30 apo 50 vitesh.

Age Challenge, ka mbushur në fakt twitterin me foto personazhesh te famshme sot dhe pas 50 vitesh.

E kësaj sfide nuk kanë mundur ti shpëtojnë as vipat shqiptarë, me foto të tyre, në moshë të thyer.

Po ju, a jeni kuriozë se si mund të dukeni pas 50 vitesh?

Top Channel