Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të natës dhe faturat në emër të të vdekurve 08/11 17:24
“Një ilaç i bërë nga një kimik i gjetur tek peshkaqenët, mund të jetë një trajtim i ri për sëmundjen e parkinsonit”, besojnë shkencëtarët.
Substanca kimike, e quajtur ENT-01, përmban një formë sintetike të squalaminës, një përbërje e prodhuar në mëlçinë e peshkaqenit,që shërben për ta ndaluar atë të marrë infeksione.
Squalamina mund të reduktojë prodhimin e proteinave në tru që shkaktojnë shenjat treguese të Parkinsonit, të tilla si ngurtësi dhe dridhje.
Kjo çështje po trajtohet me vëmendje të madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të parë nëse përbërja e peshkaqenëve mund t’i zhvendoste këto proteina të dëmshme nga qelizat në tru.
Top Channel