24/11 22:56
Shefi i ëmbëlsirave, Quentin Lechat, ka fituar çmimin e parë në një konkurs në Paris me ëmbëlsirën e tij, “Noisette 3”, frymëzuar nga një tullë pariziene. 23 shefa pastiçerie morën pjesë në kompeticion dhe prezantuan krijimet e tyre personale, të frymëzuara nga tema “Parisi”.
“Në vend që të ngrinim kokën dhe të shikonim monumentet e parisit, ne thjeshtë ulëm sytë dhe kërkuam gjënë më të thjeshtë, që na dilte përpara. Dhe kjo funksionoi”, tha Quentin Lechat.
Franca dhe kryeqendra e saj Parisi, përveç të tjerash, janë të famshme për ëmbëlsirat e tyre. Dhe në këtë kompeticion, u pa një larmi krijimesh. Ëmbëlsira fine, me produkte të cilësisë së lartë, të bukura për syrin dhe të shijshme për stomakun.
Top Channel