Armëpushimi 10-ditor me Izraelin, reagojnë qytetarët e shpërngulur nga Libani: Jemi të gatshëm të kthehemi në shtëpitë tona, por… 16/04 22:50
Shefi i ëmbëlsirave, Quentin Lechat, ka fituar çmimin e parë në një konkurs në Paris me ëmbëlsirën e tij, “Noisette 3”, frymëzuar nga një tullë pariziene.
23 shefa pastiçerie morën pjesë në kompeticion dhe prezantuan krijimet e tyre personale, të frymëzuara nga tema “Parisi”.
“Në vend që të ngrinim kokën dhe të shikonim monumentet e Parisit, ne thjeshtë ulëm sytë dhe kërkuam gjënë më të thjeshtë, që na dilte përpara. Dhe kjo funksionoi”, tha Quentin Lechat.
Franca dhe kryeqendra e saj Parisi, përveç të tjerash, janë të famshme për ëmbëlsirat e tyre. Dhe në këtë kompeticion, u pa një larmi krijimesh. Ëmbëlsira fine, me produkte të cilësisë së lartë, të bukura për syrin dhe të shijshme për stomakun.
Top Channel