Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar Një festival muzikor në Kroaci është ndërprerë për shkak të një zjarri në pyll. Qindra persona u detyruan të largoheshin nga festivali i muzikës “Fresh Island”, në plazhin Zrce, në fillimin e një eventi tre ditor hip-hopi.
Zjarri çoi në mbylljen e rrugës që çon në qytetin më të afërt, në Novalja, duke penguar shumë njerëz që të ktheheshin në hotelet e tyre.
“Fatmirësisht policia shoqëroi autobusët që u dërguan për të mbledhur ata që kishin mbetur në festival”, thanë organizatorët.
Reperat Stefflon Don dhe Yxng Bane ishin mes atyre që do të performonin në event, bashkë me Tyga-n. Është e paqartë nëse festivali do të anulohet plotësisht apo jo. Shërbimet e emergjencave po vazhdojnë të punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin, ndaj nuk mund të bëhet asnjë parashikim.
Top Channel