Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela nuk ka arritur që të bëhet pjesë e listës me 15 kandidatët që do të kërkojnë një vend në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. Emri i Donika Prelës mungon në listën e lexuar sot nga Gent Ibrahimi, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Edhe ish-drejtuesi i kësaj prokurorie, Besim Hajdarmataj nuk është përfshirë në listën për SPAK.
Emra të tjerë “big” në listën e prokurorëve që nuk u kualifikuan për fazën finale të SPAK janë edhe Dritan Prençi me Vladimir Marën, të cilët u skualifikuan për të shkak se kishin dorëzuar doje ende nën hetim, ndërkohë që rregullorja përcaktonte se në shqyrtim do të merreshin vetëm dosjet e mbyllura.
Fakti që këta prokurorë nuk u bën pjesë e listës me 15 kandidatë për SPAK, nuk i përjashton ata nga sistemi, por do të vijojnë të jenë prokurorë për sa kohë janë konfimuar apo do të konfirmohen nga procesi i vetting-ut.
Konfirmohen emrat e prokurorëve, këta janë 15 kandidatët për SPAK
Top Channel