Një grup artistësh të talentuar i dhanë jetë një festivali muzikor të nënujshëm në Florida.
Eventi, i titulluar Lower Keys Underwater Music Festival ishte organizuar me qëllim që të promovonte mbrojtjen e barrierave koralore në zonë. Shou u mbajt në Looe Key Reef, barrierën e vetme koralore të gjallë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ka të bëjë me mbrojtjen e barrierës, zvogëlimin e pasojave tona tek ajo dhe të qenit të ndërgjegjshëm se sa e rëndësishme është barriera koralore për ekonominë e Florida Keys dhe për të gjithë vendin, – thotë drejtori i festivalit, Bill Becker.
Zhytës të veshur në kostume luanin nën ujë. Performancat muzikore mbushën detin me meloditë e Yellow Submarine, Fins dhe kolonën zanore të Disneyt, sirena e vogël.
Top Channel