Ekonomia e Kinës është rritur me ritmet më të ngadalta të saj, që në fillim të viteve 90, në tre mujorin e dytë.

Sipas shifrave zyrtare, në tre muajt deri në qershor, ekonomia u rrit me 6.2 për qind krahasim me një vit më parë.

Rezultati, ishte në një linjë me parashikimet. Kina është përpjekur të stimulojë ekonominë e saj këtë vit duke rritur shpenzimet dhe duke reduktuar taksa.

Vendi po ashtu është angazhuar në një luftë tregtare me SHBA që ka dëmtuar bizneset dhe ka penguar rritjen.

Të dhënat e publikuara të hënën tregonin se shkalla e rritjes ekonomike të Kinës është ngadalësuar krahasuar me 6.4 për qindëshin e tre muajve të parë të vitit po ashtu.

Byroja kombëtare e statistikave në Kinë, tha se shifrat flisnin për një ambjent kompleks si në vend, ashtu edhe jashtë tij.

Ndërsa vëzhguesit e Kinës këshillojnë maturi me shifrat e prezantuara nga Pekini, të dhënat konsiderohen si një tregues i dobishëm për trajektoren e rritjes së vendit.

Të dhëna të tjera tregojnë disa sinjale përmirësimi në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Prodhimi industrial u rrit me 6.3 për qind në qershor, krahasuar me një vit më parë, ndërsa shitjet u rritën me 9.8 për qind.

Sidoqoftë, ngadalësimi i rritjes në Kinë, ka shtuar shqetësimet për efektet zinxhir në ekonominë globale.

Top Channel