Rritet tensioni, Irani po shqyrton sulme ndaj bazave amerikane në Europë nëse Trump përshkallëzon sulmet Energjia elektrike është rikthyer pas blakoutit të në dite më parë në Nju Jork, që bllokoi trenat e metrove e la disa persona të bllokuar në ashensorë mbrëmjen e se shtunës.
Kompania e energjisë Con Edison pohoi se mbi 70,000 shtëpi dhe biznese mbeten pa drita në Manhattan, zona me dendësinë më të madhe të popullsisë, nga të pesë lagjet e qytetit. Ndërprerja zgjati rreth pesë orë. Çudia ishte që ajo erdhi pikërisht në përvjetorin e blackout-it masiv të 1977-ës, i cili e zhyti në errësirë Nju Jorkun e nxiti grabitje të mëdha dhe episode zjarrvënieje.
Të gjashtë rrjetet e shpërndarjes së energjisë ishin prekur nga defekti që duket se e kishte origjinën në një nënstacion elektrik. Shkaku i tij nuk është zbuluar ende, megjithatë autoritetet po hetojnë për ta zbardhur sa më shpejt. Ndërprerja e energjisë u shtri nga Fifth Avenue deri në lumin Hudson e më tej.
Dritat e rrugëve e semaforëve u fikën dhe disa ndërtesa u evakuuan, megjithatë kryebashkiaku Bill de Blasio siguroi se nuk bëhet fjale për ndonjë lloj sabotazhi, por thjesht për një problem mekanik, siç e quajti ai.
Top Channel