Në një fshat të vogël në Hasanpur të Indisë, të gjithë e njohin familjen Guruprit. Trupi i vajzës gjashtë vjeçare të kësaj familjeje u gjet nga autoritetet amerikane, në kufi me Meksikën, pak muaj më parë.

Ajo pëlqente të vallëzonte dhe të luante me celular, ndërsa ëndrra më e madhe për të ishte të takonte babain, i cili ishte larguar për në SHBA vetëm pak muaj pasi ajo kishte lindur dhe nuk e kishte takuar më. Ai ka jetuar në Nju Jork gjithë këto vite, teksa çështja e tij për azil është stërzgjatur në sistemin e emigrimit amerikan.

Disa javë më parë, një tempull Sik u mbush plot me njerëz që erdhën të ngushëllonin familjen, por dhimbja vazhdon të jetë e freskët.

Gjyshja e vajzës, e cila e ka rritur, thotë se humbi ndjenjat kur mori vesh lajmin, dhe kur u përmend vetëm përsëriste emrin e saj, pasi donte ta shihte dhe një herë. Ajo mban në duar një foto të bërë dy vite më parë, ku vajza ka pozuar për kamerën me rroba balerine.

Pas shumë përpjekjeve të dështuara për të shkuar në mënyrë të rregullt, vajza dhe mamaja e saj u nisën për në SHBA nëpërmjet kufirit me Meksikën, por trafikantët i bënë të futen në një zonë të largët, në një ditë kur temperatura shkonte pothuajse 40 gradë.

Mamaja e vajzës kishte shkuar të kërkonte ujë, duke e lënë të bijën me një tjetër nënë dhe fëmijë, por nuk arritën të takohen më atë ditë. Patrullat kufitare e gjetën trupin e vajzës të nesërmen, dhe mjekët zbuluan se kishte vdekur nga i nxehti.

Numri i emigrantëve të paligjshëm nga India është rritur ndjeshëm vitet e fundit, shumë prej të cilëve shkojnë në SHBA që të kërkojnë azil teksa u largohen persekutimeve të qeverisë nacionaliste në Indi. Babai i vajzës së vdekur është nga një minoritet që ka pësuar përndjekje, por kërkesa për azil është zgjidhur ende.

FOTO GALERI
2/6
Gjyshja e vajzës thotë që humbi ndjenjat kur mori vesh lajmin, dhe kur u përmend vetëm përsëriste emrin e saj, pasi donte ta shihte dhe një herë. Ajo mban në duar një foto të bërë dy vite më parë, ku vajza ka pozuar për kamerën me rroba balerine.

Top Channel