Brukseli propozon zgjatje të re të statusit të refugjatëve ukrainas, çfarë ndryshon për burrat në moshë ushtarake
Një ushtar amerikan raportohet se është vrarë gjatë shërbimit në Afganistan. Ngjarja është konfirmuar nga vetë misionin i NATO-s.
Në deklaratë nuk jepen më shumë detaje lidhur me vdekjen e ushtarit, por bëhet e ditur se identiteti i ushtarit do të bëhet publik, vetëm pasi të jetë njoftuar familja e tij.
Ai është viktima e shtatë në radhët e ushtrisë amerikanë gjatë 2017-s në Afganistan. Ushtria amerikane më herët kishte njoftuar se dy pjesëtarë të saj u vranë në Afganistan më 26 qershor.
Shtetet e Bashkuara në shtatorin e kaluar nisën një përpjekje të re, që të sjellin talibanët në tavolinën e bisedimeve, me qëllim që t’i jepet fundit konfliktit afgan afro 18-vjeçar – luftës më të gjatë në histori të SHBA-së.
Top Channel