Humbi jetën tragjikisht në krye të detyrës, ndërsa luftonte me zjarret në Greqi/ Familja e pilotit grek kërkon zbardhjen e ngjarjes: Ishte profesionist 04/08 22:10
“The Bottle Cap Challenge” është një nga sfidat më të famshme të momentit, që nuk kishte si të mungonte edhe në puntatën e fundit të këtij sezoni të “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, në Top Channel.
Moderatori i njohur, Florian Agalliu, ishte ndër të parët personazhe publikë shqiptarë që e postoi videon e sfidës së kryer me sukses në rrjetet sociale, ndaj Bieta i kërkoi që ta realizonte në po të njëjtën mënyrë në studion e “Ftesë në Pesë”.
Mjaftoi vetëm një provë nga ana e Florit, i cili me anë të gjuajtjes me këmbë arriti ta hiqte tapën e shishes me sukses.
Top Channel