Ujëra të kristalta dhe një panoramë marramendëse. Liqeni i Novosibirskit, një nga më të famshmit në Rusi, shumë i adhuruar nga anëtarët e instagramit në të gjithë botën, në të vërtetë është një depozitë për mbetjet e një centrali elektrik.

Ngjyra e tij e blu, që i ka dhënë edhe epitetin Maldivet e Siberisë, vjen si pasojë e kripërave të kalciumit dhe oksideve të tjera metalike. Dhe janë të shumtë turistët që i drejtohen liqenit, pa e ditur se çfarë fsheh ai.

Liqeni sidoqoftë ka pushtuar rrjetet sociale; ka nga ata që e zgjedhin si sfond për albumin e dasmës apo nga ata që bëjnë fotografi në kustume banjoje në mes të ujërave toksike. Fenomeni ka nisur të shqetësojë autoritetet dhe kompaninë që menaxhon vendin, që ka publikuar një komunikatë për të paralajmëruar kuriozët.

Nuk këshillohet të preket uji – mund të shkaktojë alergji,

Zhytja në liqenin artificial në fakt, nuk shkakton vdekjen, por irritime të menjëhershme, madje të rënda. Rrezikohet që pas zhytjes në ujërat e kristalta, të mos mund të notosh më drejt bregut. Por duket se asgjë nuk i dekurajon të fiksuarit pas instagramit, për të bërë selfin perfekt.

Kështu, pavarësisht shqetësimeve të autoriteteve, liqeni mbetet sidoqoftë mbret i rrjeteve sociale.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel