Dy këlyshët e luanit e species Barbary, që rezultonin të zhdukur në botën e egër, kanë bërë debutimin e tyre të parë në publik, në kopshtin zoologjik në Çeki.
Dy këlyshët Barbary, mashkull dhe femër kanë lindur më 10 maj në Parkun Safari të Dvur Kralove, në Republikën Çeke. Këlyshët kanë ardhur në jetë nga mamaja Khalila dhe babai Bart. Ata kanë edhe vëllanë e tyre Napoleon.
Luanët me krifë të gjatë dikur banonin në Malet Atlas në Afrikën Veriore, por janë konsideruar të zhdukur në botën e egër për dekada të tëra.
Luani i fundit Barbary u qëllua në 1942 në Marok dhe sipas kopshtit zoologjik të Belfast, në të gjithë kopshtet zoologjike të botës, ekzisotjnë më pak se 90 luanë Barbary.
“Këlyshët janë vetëm dy muaj, që do të thotë se janë ende të varur nga qumështi i nënës, por ata po fillojnë të reagojnë ndaj mishit dhe tani e tutje po shtojmë pak mish (në dietën e tyre)”, tha zëdhënësja e kopshtit zoologjik Andrea Tha Jirousova.
Top Channel