Wake Up/ Midhjet “stresohen” nga zhurma e anijeve! Pakësohet numri i tryre në brigjet britanike

09/07/2019 14:28

Shkencëtarët detarë nga Universiteti i Napier dhe Heriot Watt University, kanë bërë një zbulim tepër interesant, pasi sipas tyre midhjet nuk e durojnë dot zhurmët që krijojnë anijet dhe për këtë arsye një pjese e këtyre gjallesave nuk jetojnë gjatë.

Në brigjet britanike ëstë vëne re një pakësim i ndjeshëm i midhjeve dhe akspertët këtë gjë e lidhin edhe me zhurmën. Edhe pse këto specie nuk kanë veshë, ato janë shumë të ndjeshme ndaj zhurmave që përҫohen edhe nën ujë. Studimet e mëparshme kanë treguar se si zhurma ndikon edhe në krijesa të mëdha detare, si balenat apo delfinët. Shkencëtarët mblodhën midhje nga bregu në Musselburgh, pranë Edinburgut, dhe testuan reagimin e tyre ndaj zhurmës në një laborator në Stacionin Detar “Saint Abbs” pranë Eyemouth. Ata krijuan në laborator, një zhurmë të ngjashme me atë që bën motorri i anijeve për të kuptuar se si ndryshonte sjellja e midhjeve. Për herë të parë në një specie detare, ata zbuluam ndryshimet e shkaktuara nga zhurma, duke e cilësuar këtë të fundit si një burim themelor të stresit. Studiuesi Matt Wale, nga Edinburgh Napier University, tha se midhjet që ishin ekspozuar ndaj zhurmës konsumonin 12 përqind më pak oksigjen, dhe për këtë arsye ato kanë gjasa të jetojnë më pak dhe të rriten më ngadalë. Hulumtimi u mbështet me fonde nga Aleanca Detare për Shkencën dhe Teknologjinë për Skocinë dhe në të ardhmen ka për qëllim që të studiojë edhe specie të tjera detare si p.sh kallamari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA