Wake Up/ Cila është temperatura ideale e kondicionerit gjatë ditëve të nxehta?

09/07/2019 14:29

Meqënëse ne në Ëake Up nuk e kemi zgjidhur ende ceshtjen e temperaturës në studio menduam t’ju referohemi studimeve për të arritur një të mesme të artë.

Stina e verës dhe temperaturat e larta na bëjnë që të ekspozohemi përpara kondicionerit në mjedise të ndryshme që frekunetojmë gjatë ditës. Por a e dini se cila duhet të jetë temperatura ideale e kondicionerit krahasuar me atë të jashtmen? Në shumicën e rasteve nuk është kondicioneri shkaku i ftohjes, dhimbjeve të fytit apo kollës, por përdorimi i gabuar i tij i cili vë trupin tonë fare papritur nën stresin termik të rritjes së temperaturës. Diferenca e temperaturës nuk duhet të jetë më e lartë se 10 gradë C. Lidhur me këtë duhet të bëjmë një llogaritje të vogël, n.q.s temperatura jashtë është 36 gradë, ne duhet të llogarisim gjysmën e saj, 36/2 + 10 = 28 ° C (18+10 = 28), pra temperatura ideale në shtëpi apo në mjedisin ku ne qendrojmë duhet të jetë 28 gradë, gjithmonë nëse temperatura jashtë është 36 gradë. Në këtë mënyrë e shpjegon Lino Di Rienzo Businco, Otolaringolog në spitalin S. Carlo di Nancy në Romë. Përballja me temperaturat e larta dhe më pas me ato të të kondicionerit sjell probleme të mukozës, frymëmarrjes. Nëse dëmtohen membranat mukozale janë më lehtë të prekshme nga viruset. Kondicioneri ka për qëllim të përmirësojë klimën në shtëpi dhe mirëqenien, por zgjedhja jo e duhur i temperaturës sjell efektin e kundërt. Otolaringologu thekson kondicioneri nuk duhet të jetë drejt tavolinës së ngrënies, kolltukut apo divanit në dhomën e ndenjes ose krevat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA