Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri Në kohën kur perandoria osmane po shembej, Shkodra deri në prill të vitit 1913 mbeti bastioni i osmaneve në Ballkanin Perëndimor. Për gjashtë muaj rresht qyteti u mbajt i rrethuar nga ushtria e mbretërisë së vogël të Malit të Zi dhe më pas u pushtua.
Por malazezët nuk e gëzuan gjatë pushtetin mbi qytetin e madh shqiptar, të cilin ëndërronin ta bënin pjese të mbretërisë se tyre. Perandoria Austro-Hungareze e kërcënoi me shpallje lufte Malin e Zi dhe nëse ushtria nuk tërhiqej nga qyteti brenda pak orëve. Malazezet ikën dhe rans dakord me fuqitë e mëdha për ta dorëzuar qytetin tek ata. Në Shkodër ndodheshin ushtritë e disa vendeve dhe një grup admiralesh të flotës ndërkombëtare që përfaqësonin këto fuqi e morën në dorëzim qytetin e Shkodrës me 14 maj të vitit 1913. Fuqitë e Mëdha u tërhoqën nga qyteti dhe e lanë atë nën kujdesin e një komisioni prej 12 vetësh, të njohur si Komisioni i Shkodrës.
Një nga komisionarët që administronin qytetin ishte edhe August Ritter von Karl, nën kujdesin e të cilit hapën komisioni e letrave shqip dhe drejtoritë e përgjithshme të financave, arsimit dhe drejtësisë në hapësirën territoriale gjer në vijën grykëderdhja e Vjosës-Skrapar-Prespë. Në mars të 1916 qytetit i bëri vizitë zyrtare Arkiduka Karl Salvator i Habsburgve. Qyteti ndërkohë ishte nën pushtimin e austriakeve, ndërsa Lufta e Parë Botërore kishte nisur.
Top Channel