Nga Abu Dhabi në Durrës, superjahti luksoz i pronarit të Manchester City zbarkon në vendin tonë

09/09/2026 09:53

Një prej superjahteve më të mëdha dhe më luksoze në botë, A+, i njohur më parë me emrin Topaz, pritet të furnizohet me rreth 700 mijë litra naftë në portin e Durrësit.

Jahti, pronësia e të cilit është e Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, anëtar i familjes mbretërore të Abu Dhabit dhe pronar i klubit anglez të futbollit Manchester City.

A+ është ndërtuar në vitin 2012 dhe ka një gjatësi prej 147.25 metrash, me një tonazh bruto prej rreth 12,532 GT. Superjahti u riemërtua A+ në vitin 2019, ndërsa vlera e tij është vlerësuar në rreth 450 milionë dollarë, së bashku me anijen mbështetëse që e shoqëron.

M2, një anije support vessel e gjatë 130.2 metra dhe lundron nën flamurin e Ishujve Kajman.

Furnizimi i dy mjeteve lundruese me rreth 700 mijë litra naftë pritet të sjellë në buxhetin e shtetit rreth 280 mijë euro, përmes taksës së luksit prej 0.4 euro për litër.

Të dhënat e Kapitenerisë tregojnë gjithashtu peshën që kanë furnizimet e jahteve luksoze në të ardhurat publike. Sipas shifrave të bëra publike, vetëm gjatë vitit 2025, furnizimi me naftë i jahteve në portet e vendit i solli buxhetit të shtetit mbi 12 milionë euro nga kjo taksë.

Mbërritja e A+ dhe M2 i shtohet kështu listës së superjahteve që zgjedhin ujërat dhe portet shqiptare, duke gjeneruar të ardhura të konsiderueshme edhe përmes shërbimeve dhe furnizimeve që kryejnë gjatë qëndrimit.

Top Channel