Në prag të vitit të ri shkollor, Hita jep porositë për Policinë e Korçës: Fokus te droga dhe siguria rrugore

09/09/2026 10:45

Përfundon takimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita, me strukturat e DVP Korçë.

Gazetarja e Top Channel, Dhorjela Çule, raporton se në fokus të takimit ka qenë siguria në shkolla, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor dhe masat që duhet të marrë policia për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Hitaj ka kërkuar nga strukturat angazhim për të shtuar kontrollet në perimetrin e sigurisë të institucioneve arsimore. Një tjetër pikë diskutimi ka qenë parandalimi i shpërndarjes së lëndëve narkotike në shkolla, duke rritur bashkëpunimin e policisë me drejtoritë arsimore dhe institucionet e tjera.

Hitaj dha porosi edhe për intensifikimin e luftës ndaj krimeve ndërkufitare, duke kërkuar hetime të plota dhe angazhim për goditjen e rasteve të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.
Sa i takon sigurisë rrugore, Hitaj kërkoi përdorim më të gjerë të teknologjisë, duke reduktuar kontrollet e mjeteve në akset rrugore.

Në përfundim të takimit, kreu i Policisë së Shtetit kërkoi nga strukturat vendore intensifikim të luftës ndaj aktivitetit të grupeve kriminale.

Top Channel