Wake Up/ Peticion për heqjen e shpjegimeve seksiste në fjalorin e Oxfordit për fjalën “grua”

08/07/2019 13:40

Të gjithëve na ndodh që kërkojmë herë pas herë në fjalor përkufizime për fjalë nga më të ndryshmet.

Kështu i ndodhi dhe Maria Beatrice Giovanardi, një aktviste e shoqërisë civile e cila po kërkonte për një studim kontekstet e përdorimit të fjalës “ëoman” (grua). Ajo u shokua nga disa shpjegime që lexoi. Fjalë ofenduese dhe sinonime përçmuese përdoreshin për ta përkufizuar këtë fjalë. Në fjalorin e Oxfordit, fjala ” grua”, ka disa poshtëshënime që përshkruajnë kontekste të përdorimit nga mendjelehtë deri tek e përdalë. Kërkimet ajo i shtriu edhe më thellë, duke kërkuar në fjalorë të ndryshëm edhe përkufizimin e fjalës ” burrë”. Ajo që vuri re ishte se meshkujt nuk trajtoheshin në të njëjtën mënyrë, gjuha e përdorur nuk ishte përçmuese dhe të vetmet fjalë që përdoreshin për ta që mund të konsiderohen pak më të rënda ishin” boozo” dhe geezer” (budalla dhe plakush). Ajo vuri se përkufizimi për fjalën ” burrë” në fjalorin e Oxford përfshin 25 sinonime ndërsa për fjalën “grua” vetëm 5. Për këtë arsye Maria Beatrice Giovanardi, aktiviste në mbrojtje të të drejtave të grave ka nisur një fushatë globale për heqjen nga fjalori të fjalëve fyese dhe seksiste që përkufizojnë gratë. Në peticion ajo i bën thirrje shtypit që të eliminohen të gjitha frazat dhe përkufizimet që diskriminojnë gratë ose nënkuptojnë pronësinë e burrave ndaj gratë. Të zgjerohet përkufizimi i fjalës “grua” dhe të barazohet me përkufizimin e fjalës”burrë”:- thotë ajo.

Top Channel