Barcelona po kërkon një sulmues më kosto të ulët dhe i radhës në listë mësohet të jetë edhe ylli shqiptar, Vedat Muriqi.

Pavarësisht se objektivi kryesor vijon të jetë një mes Osimhen dhe Alvarezit, në klubin katalanas po kërkojnë edhe një sulmues të fortë me kokë dhe finalizues gjakftohtë në zonë.

“Sport” raporton se Vedat Muriqi është në listë, në një kohë kur 31-vjeçari po kalon sezonin më të mirë në karrierë, në luftë për “Këpucën e Artë” me një sulmues si Kylian Mbappe.

Pavarësisht klauzolës së lirimit prej 40 milionë eurosh. Operacioni do të mbyllej me një shifër shumë më të ulët. Duhet thënë se konkurrent i Muriqit në këtë operacion është Sorloth.

Nëse ky transferim do të realizohej, për Muriqin do të ishte lëvizja e jetës dhe do të përbënte një lajm të madh për gjithë shqiptarinë. Shqiptari i fundit që ka luajtur me Barcelonën është Rey Manaj, por lushnjari nuk arriti të debutonte në ndeshje zyrtare.

Top Channel