Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar British Airways është gjobitur me më shumë se 200 milionë euro, pasi hakerat vitin e shkuar vodhën detajet bankare, të qindra e mijëra pasagjerëve.
Në një deklaratë, British Airways tha se zyra e Komisionerit Britanik të Informacionit, ka si qëllim të gjobisë kompaninë me 205 milionë euro, bazuar në aktin e mbrojtjes së të dhënave.
Gjoba është ekuivalente me 1.5 për qind të xhiros së British Airways në 2017.
Sidoqoftë, kompania thotë se do të marrë në konsideratë apelimin e gjobës dhe se do të marrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur pozicionin e saj.
Në deklaratë thuhet se kompania kishte reaguar me shpejtësi pas aktit kriminal të vjedhjes së të dhënave.
BA e zbuloi sulmin kibernetik në shtator, disa muaj pasi Bashkimi Europian forcoi ligjet për mbrojtjen e të dhënave. Të dhënat e vjedhura përfshijnë emrat e klientëve, adresat postale, ato të email-it si edhe informacionet e kartave të kreditit.
Sidoqoftë, nuk janë prekur detajet e udhëtimit apo pasaportave. Pas publikimit të rastit, BA premtoi se do të kompensonte klientët e prekur dhe i kërkoi ndjesë pasagjerëve.
Top Channel