Muzeu i artit digjital në Tokio, tërheq me mijëra vizitorë, çdo ditë.

Ujëvara që duket se bien nga muret e një salle dhe në dysheme, por rrjedha është një iluzion.

Ujëvara e mbushur me lule, është vepër e grupit japonez TeamLab, i njohur ndërkombëtarisht për artin e tij digjital që kombinon projektimet, tingullin dhe hapësirat e dizajnuara me kujdes për të krijuar eksperienca të rralla.

Një hapësirë sjell një fushë orizi, një tjetër është e mbushur me llampa të pafundme që ndriçojnë, ndërsa vizitorët afrohen, me dritën që kalon nga një llampë në tjetrën, në të gjithë sallën.

Në disa ekspozita inkurajohet edhe pjesëmarrja e vizitorëve. Psh. ata mund të hidhen në hapësirë duke kërcyer në një trampolinë, në mes të një projeksioni ndër galaktik, ose mund të kërcejnë në Unison, me performuesit që shfaqen si silueta gjysmë të tejdukshme.

Top Channel