Ndërkohë që ekipet e tjera janë duke djegur kaloritë që kanë marrë gjatë verës, Dele Ali vazhdon të qëndrojë në San Trope, në jahtin luksoz që e paguan 42 mijë euro në javë.

Ali është parë me të dashurën  e tij, Rubi Mae, me pushimet që kushtojnë vetëm një pjesë të rrogës 110 mijë euroshe në javë.

Pjesa e brendshme e jahtit ka një tryezë darke, ku Dele Ali mund të shijojë verën franceze me të dashurën e tij e deri në shtatë të ftuar.

Jahti ka tri dhoma, një suitë personale, si dhe një tryezë pokeri që mund të shfrytëzohet mbrëmjeve.

Kuverta ka një vend të rehatshëm pushimi, ku mund të marrin rreze dielli e të presin shërbimin e stafit.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA