U përdorën nga forcat ruse për të transportuar armë dhe furnizime, ushtria ukrainase godet urat hekurudhore në Krime
“Massimo nuk është keq, nuk duhet të jetë asgjë shqetësuese”.
Kështu është shprehur Milly Moratti për gjendjen e ish-presidentit të Interit, i shtruar të martën në mbrëmje në spitalin Humanitas të Rozzano-s për shkak të një pneumonie dhe më pas i transferuar në terapi intensive. “Pas disa orësh do të dimë diçka më shumë”, shtoi bashkëshortja e Morattit për ‘Repubblica’.
Gjendja e tij nuk është kritike, por situata është serioze: ish-numri një i klubit zikaltër, i cili fitoi 16 trofe gjatë 18 viteve në krye të klubit, me kulmin e Tripletës në vitin 2010, është intubuar dhe i është dhënë qetësues pasi kishte vështirësi të merrte frymë vetë. Gjatë ditës mund të dalë një buletin mjekësor.
“Moratti është një mik, një person i jashtëzakonshëm – tha administratori i deleguar i Monzës dhe ish-Milani, Adriano Galliani – Jam i sigurt se do të shërohet”.
Janë të shumta mesazhet e dashurisë dhe mbështetjes që kanë ardhur përmes rrjeteve sociale. Moratti mbushi 80 vjeç më 16 majin e kaluar. Në mesin e mbi njëqind ish-lojtarëve të Interit të ftuar, bashkë me të gjithë familjarët, në festën surprizë të organizuar nga fëmijët Carlotta dhe Angelo Mario (Mao) në vilën e Imbersago-s, në zonën e Lecco-s, ishin edhe Ronaldo, Recoba dhe Vieri.
Top Channel