Irani njoftoi se po rrit pasurimin e uraniumit përtej kufirit të vendosur në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Lajmi erdhi një vit pasi presidenti Donald Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja dhe vendosi sanksione ndaj Teheranit.

“Sot ne do të tejkalojmë” nivelin e lejuar të pasurimit me uranium prej 3,67 për qind dhe se sasia e re “do të bazohet në nevojat e vendit”, tha zëdhënësi i qeverisë. Irani paralajmëroi se do të heqë dorë nga obligimet e tij nga marrëveshja çdo 60 ditë, nëse nënshkruesit e dokumentit – Britania e Madhe, Kina, Gjermania, Franca dhe Rusia – nuk bëjnë asgjë për ta mbrojtur Teheranin nga sanksionet amerikane.

Një ditë më parë presidenti francez, Emmanuel Macron bisedoi në telefon me homologun e tij iranian, Hassan Rohani dhe tha se ai do të mundohet të gjejë një rrugë për të rikthyer dialogun ndërmjet Teheranit dhe partnerëve perëndimorë.

Top Channel