Jelena Marinkoviç  pretendon se është gruaja më e fortë e Europës. Kur nisi të shkonte në palestër 5 vjet më parë  ajo nuk e imagjinonte se do të bëhej një kampione në peshëngritje.  Vetëm e kishte tepruar pak me peshën dhe ndoqi këshillën e bashkëshortit.

“Im shoq më bindi të shkoja në palestër. Por sapo preka peshat, ishte dashuri me shikim të parë. Nuk isha marrë më parë me sport.  E nisa ne moshën 30 vjeç”, tha  Jelena Marinkovic.

“Sigurisht që ndihem i kërcënuar prej saj. Ajo po fiton të gjitha garat… “, tha   bashkëshorti i Jelenas, Darko Markonviç

Bashkëshorti ndoshta është penduar që u bë shkak që në shtëpinë e tij tashmë më e fuqishmja është gruaja.

Sot Jelena është një peshëngritëse 35 vjeçare dhe e tregon historinë e saj jo vetëm për mburrje por për t’u dhënë zemër atyre që mendojnë se është vonë për të zbuluar ndonjë talent të fshehur te vetja.

Top Channel