Parada madhështore e Pavarësisë, organizimi i Trump kritikohet për ekstravagancë

05/07/2019 11:00

Presidenti Donald Trump ka përshëndetur burrat dhe gratë trime të ushtrisë amerikane gjatë një fjalimi në eventin e polemizuar të ditës së Pavarësisë.

“Ne nderojmë sot historinë tonë, popullin dhe heronjtë që me krenari mbrojtën flamurin tonë! Së bashku, ne jemi pjesë e një prej historive më të mëdha të treguara ndonjëherë, historisë së Amerikës”, tha Trump.

Ceremonia e titulluar “Përshëndetje Amerikë!”, u shoqërua me parada, fluturime të sinkronizuara në qiell dhe fishekzjarrë. Kundërshtarët e kanë akuzuar Trump se po shpenzonte para dhe se po politizonte festën në kuadër të fushatës së tij për rizgjedhje. Pentagoni nuk ka publikuar koston e ekstravagancës, që shumëkush beson se është frymëzuar nga parada e ditës së bastisjes në Francë, ku trump mori pjesë përkrah presidentit Macron në 2017.

Sipas disa raporteve, shërbimi i parqeve kombëtare ka devijuar rreth 2.5 milionë dollarë për të mbuluar koston. Tribuna në memorialin Linkoln, ishte e dekoruar me flamuj amerikanë dhe kishte edhe mjete ushtarake të vendosura përreth. Dy tanke abrams 70 tonësh ishin vendosur po ashtu në anë të një rruge pasi ata ishin shumë të rëndë për të parakaluar në zonën që rrethon memorialin.

Parada ishte e hapur për publikun, me përjashtim të një zone VIP përballë memorialit. Pas fjalimit të Trump, pati edhe një koncert në lëndinën e ndërtesës së kongresit, ku u pa edhe një spektakël fishekzjarrësh, pavarësisht reshjeve të shiut.

Top Channel