Një turist ka vdekur nga shpërthimi i vullkanit në ishullin italian Stromboli. Vullkani lëshoi magmë të nxehtë dhe mbuloi me hi të gjithë zonën turistike.

Mediet raportojnë se turisti  u vra nga gurët që ranë gjatë shëtitjes që ai po bënte pranë vullkanit. Ndërkohë mësohet se edhe një person tjetër ka mbetur i plagosur nga kjo ngjarje.

Shpërthimi i papritur filloi të nxjerrë magmë papritmas. Vullkani ndodhet në veri të Sicilisë.

Ekipet e zjarrit shkuan në zonë për të shpëtuar njerëzit në rrezik, ndërkohë që  një avion kanadez u vu në dispozicion.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA tha se prej shpërthimit rreth 30 turistë u hodhën në det për siguri.

“Ne pamë shpërthimin nga hoteli. Kishte një zhurmë të madhe”, tha Michela Favorito, e cila punon në një hotel pranë Fico Grande, në anën lindore të ishullit.

“Ne mbyllëm veshët dhe pas kësaj një re e hirit mbulli qiellin,” tha ajo për Reuters.

Top Channel